Obama: S'duhet të ketë pabarazi racore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama duke ju drejtuar 100-vjetorit të Konferencës së organizatës më të vjetër në Amerikë për të drejtat civile, "NAACP", tha se ai i detyrohet ngritjes së tij në detyrë atyre të cilët luftuan me lëvizjet për të drejtat e njeriut.
" Unë shkova në një udhëtim në Springfield disa vite më parë ku ka ka jetuar dikur Linkoln, dhe rebelimi racor një herë u bë më i furishëm dhe filloi udhëtimi që më ka drejtuar mua këtu sonte si presidenti i 44-t i SHBA-së", tha Obama.
Obama tha se ai kujtoi udhën nga skllavëria drejt lirisë në një vizitë të fundit në Gana.
" Disa prej jush mund të keni parë javën e kaluar në Gana se unë dhe Michelle cuam Malia dhe Sasha në kalanë e Bregut të Kepit, ku robërit fillimisht burgoseshin përpara se të shiteshin në ankand, ku përgjatë oqeanit filloi eksperienca e shumë afrikano-amerikanëve", theksoi presidenti i SHBA-së.
Sot, tha ai ka më pak diskriminim në Shtetet e Bashkuara se kurrë më parë, por ai shtoi se mbetet pabarazia.
Ai vuri në dukje nevojën për arsimim dhe kujdes shëndetësor më të mirë, por tha se pabarazia dhe varfëria nuk duhet të përdoren si një justifikim.
Obama, i rritur nga një nënë e vetme, tha se ai është një shembull se si një i përulur në fillim, nuk ka asnjë kufizim në arritje.