Prishtinë, sulmohetambasada maqedonase
Në orët e vona të mbrëmjes, një koktej molotovi është hedhur drejt ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme. Policia thotë se është në ndjekje të sulmuesve pasi objektet përrreth janë të pajisura me kamera sigurie.
Burimet e shqiptarja.com thonë se policia që ruan objektin ka parë tre persona me një veturë "Toyota" të cilët kanë zbritur dhe e kanë hedhur koktej molotovi drejt ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, Lagja Arbëria (ish-Dragodan), rreth orës 23:00.
Forcat policore gjenden në vendin e ngjarjes.
Gjendja dhe incidentet në Maqedoni mes sllavo-maqedonasve dhe shqiptarëve janë tensionuar kohëve të fundit.
Shtesë: Deri më tani, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Presidenca, LDK dhe AAK e kanë dënuar sulmin e ndodhur mbi Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, rreth mesnatës së mbrëmshme.
/rg/shqiptarja.com/