E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Të ndryshohet ekipi dialogues me Serbinë

PRISHTINE - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kritikoi ashpër ekipin negociues të Kosovës, lidhur me marrëveshjen e arritur me serbët për fusnotën.

Jakup Krasniqi arrin deri aty sa të kërkojë ndryshimin e ekipit dialogues të Kosovës, pasi sipas tij ekipi ekzistues nuk ka kapacitetet e mjaftueshme për të vazhduar procesin e dialogut.

Këto komente kreu i Kuvendit të Kosovës i bëri gjatë një interviste për “Epokën e Re”. Duke folur për marrëveshjen e fusnotës, Krasniqi është shprehur se nëse kjo do ishte negocituar më parë me klasën politike kosovare, zgjidhja do kishte qenë shumë më e mirë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi pranon për herë të parë se pala kosovare ka hyrë në këtë dialog e papërgatitur siç duhet dhe pa bërë një planifikim të çështjeve që duhet të ishin në bisedime. Dhe për më tej, sipas tij ekipi kosovar nuk njeh teknikat e dialogimit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›