E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritë 34-vjeçarit në Burrel, breshëri plumbash mbi makinën e tij

Burrel- Një 34-vjeçar i ka shpëtuar mrekullisht një atentati, pai makina e tij tip “Fiat” me targa AA440ET është përballur me një breshëri plumbash në rrugën nacionale Milot-Burrrel.

Për pasojë është plagosur 34-vjeçari Agim Hajdini, i cili ishte drejtuesi i makinës, ndërsa e fejuara e tij që ndodhej në automjet nuk ka marrë lëndime.

Mësohet se persona të maskuar i kanë kërkuar atij të ndalonte, por 34-vjeçari ka vijuar të ecte. Për pasojë në krahun e shoferit ka pasur breshëri plumbash, dhe pas plagosjes ai ka drejtuar makinën deri në spitalin e Burrelit.

Atentatrorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet. Dyshohet se atentati mund të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi kohë më parë 34-vjeçari ka shtypur me makinë një person.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›