E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritej më shumë nga Villas Boas

Kishte zbarkuar në Londër për të fituar dhe për të bindur, por bilanci në Premierligë, pas dhjetë xhirosh, nuk është aspak për t’u marrë lakmi.

Andre Villas Boas dhe Chelsea, në këtë fillim sezoni kanë bërë më pak seç kishte bërë Carlo Ancelotti sezonin e kaluar. Trajneri portugez ka pësuar tri humbje në këtë periudhë, dy në tri ndeshjet e fundit, të fundit në derbin e Londrës me Arsenalin.

Villas Boas shkëlqeu me Porton, ku e fitonte kampionatin portugez dhe Europa League, por në Angli këndohet këngë tjetër.

Ai është zgjedhur nga pronari Roman Abramovich, të cilin e konsideron si pasardhës të Jose Mourinhos. Por, fillimi i tij tek Blues lë për të dëshiruar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›