Film për jetën e Michael Jackson

Filmi i cili rrëfen jetën e mbretit të popit, Michael Jackson mbërrin në Londër.
I pagëzuar “Michael Jackson: the Life of an Icon” rrëfen jetën e një ikone që në të gjallë të tij.
Çdo detaj i jetës, gjithçka ai përjetoi, fama dhe telashet e tij, gjenden në këtë film i cili është realizuar në një vështrim të veçantë, të njeriut i cili do me të vërtetë.
Dhe një film të tillë, nuk mund ta bënte tjetër njeri veçse një mik i ngushtë i këngëtarit. Regjisori i tij është një mik jete i mbretit të muzikës pop, David Gest.
Pas një premiere në Londër, filmi do të jetë edhe në DVD në fund të muajit nëntor, dhe të gjithë fansat e këngëtarit mund ta blejnë atë në çdo kënd të botës. /tch/