E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet mbledhja e KQZ-së, forca të shumta policie para godinës

Forca të shumta policie janë të pranishme para godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ndërkohë që pritet që në orën 10:00 të nisë edhe mbledhja për të shqyrtuar aktin normativ i cili i cilëson si të vlefshshme fletët për kryetarin e bashkisë së Tiranës të hedhura gabimisht në kutitë për minibashkitë.
 

Ndërkohë qindra militantë e simpatizantë të Partisë Socialiste janë nisur nga qyteti i Elbasanit për t`u grumbulluar sot para selisë së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për të kundërshtuar miratimin e aktit normativ.
 

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i PS-së së Elbasanit Astrit Halili i cili ka deklaruar se 300 mbështetës të PS-së janë nisur drejt Tiranës.
 

Ndërkohë deputetët e PS-së deklaruan se do të vijojnë të jenë edhe sot në mbledhjen e parashikuar të KQZ-së ku do të diskutohet për çertifikimin e rezultatit për kryetar bashkie në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›