E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas tensioneve të djeshme, KQZ mblidhet sërish sot

Pas tensioneve të djeshme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 10:00 për të shqyrtuar për fletët e rregullta të votave për kryetarin e bashkisë të hedhura gabim në kutitë për minibashkitë.

Kryetari i KQZ, Arben Ristani, pezulloi mbledhjen ditën e djeshme pasi kjo e fundit “u pushtua” nga deputetët socialistë të cilët kërkonin që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të mos miratonte aktin normativ sipas së cilit fletët e kontestuara duhet të cilësoheshin si të vlefshme dhe të publikonte rezultatet për bashkinë e Tiranës.
 

Socialistët këmbëngulin që fletët e hedhura në kuti të ndryshme të mos përfillen si të rregullta dhe të shënohen si të pavlefshme ndërsa Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së që të numërojë si të vlefshme fletët e rregullta të votimit, të cilat gabimisht janë hedhur në kutitë për kryetarët e minibashkive apo këshilltarëve bashkiakë.
 

Ndërkohë deputeti i PS-së, Erion Braçe deklaroi dje se deputetët e PS-së do të vijojnë të jenë edhe sot në mbledhjen e parashikuar të KQZ-së ku do të diskutohet për çertifikimin e rezultatit për kryetar bashkie në Tiranë.
 

Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mblidhen sot në orën e 09:00 përpara KQZ-së për të marrë pjesë në këtë mbledhje të KQZ-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›