“Pritet përkeqësim i ekonomisë”, Meta: Lufta kundër korrupsionit, prioriteti ynë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një komunikim për media ka paralajmëruar përkeqësimin e situatës ekonomike gjatë vitit 2023. Meta ja faturon këtë përkeqësim, mosaftësisë së qeverisë, dhe korrupsionit të shtuar të saj. Sipas tij, Shqipëria mund të përballet me situata të cilat mund të dalin jashtë çdo lloj parashikimi.
“Me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar do ndalesha te situata e përkeqësuar ekonomike që pritet të ndeshemi gjatë këtij viti. Si rezultat i korrupsionit galopant të qeverisë rilindase, dhe njëkohësisht i politikave të saj tërësisht antisociale, dhe kundër interesit publik që tregohet edhe në strukturën e dështuar të ekponomisë sonë. Për këtë i referohemi shefes së misionit të FMN-së që paralajmëron se rritja ekonomike pritet të ngadalësoshet duke zbritur në 2 % gjatë 2023. Duke reflektuar kushte të shtrënguara financiare në vend, si pasojë e inflacionit. Vendi mund të përballet me situata të cilat mund të dalin jashtë çdo lloj parashikimi”, deklaron Meta, teksa thekson se lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet i Partisë së Lirisë. Meta shpreh bindjen se qeveria “Rama” do të marrë ndëshkimin e merituar më 14 Maj, në zgjedhjet vendore.
“I përmenda të gjithë këto shqetësime jo të reja pasi kanë qenë në qendër të vëmendjes së politikës sonë, për të treguar se këto do jenë çështje dhe më të mprehta përgjatë këtij sesioni të ri. Situata do përkeqësohet. Forcat opozitare të frenojnë këto ritme shqetësuese të ngadalësimit të rritjes ekponomike që cënojnë qytetarët.
Korrupsioni, shkak i keqqeverisjes. Lufta ndaj korrupsionit do jetë prioritet kryesor i Partisë së Lirisë. Jemi të bindur që do marrin ndëshkimin e merituar dhe në zgjedhjet e 14 majit që po afrojnë.
Sfida kryesore e opozitës adresimi i problemeve dhe çmontimit të kapjexsë së shtetit nga qeveria e rilindjes. Vendosja e qeverisë në llogaridhënie. Deputetët opozitare do ngrihen në lartësinë e detyrës dhe misonit për të justifikuar përkrahjen e qytetarëve shqiptarë.
Pr.ligjet e bllokuara nga Rilindja dhe kryetarja e Parlamentit, ligji për indeksimin e detyrueshëm ligjor për pagata dhe ligji për liberalizimin e investimeve në fushën e energisë sa i takon energjisë fotovoltaike, ku duhet kapërcyer pengesa që mban në kokë Rilindja”, theksoi Meta, teksa shprehu bindjen se një ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit, Shqipëria do të jetë tërësisht ndryshe.
“Absolutisht jam optimist. Shpreh bindjen se në 15 maj Shqipëria do jetë krejt tjetër. Jemi në kushtet e një regjimi monist mizor. Një regjimi që shantazhon qytetarët, vjedh taksat dhe një regjim të tillë Europa dhe ky kontinent nuk e ka njohur prej dekadash. Ndëshkimi do jetë i merituar dhe kam besim absolut se opozita e bashkuar do garantojë ndryshimin e vonuar të kërkuar nga qytetarët dhe s’ka forcë që ta pengojë”, përfundoi Meta.
/rtsh.al/