E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet rimbursimi per barnat e shtrenjta



Barnat e shtrenjta edhe per vitin 2010 pritet qe te rimbursohen me nje vlere prej 1.1 miliard leke. Drejtoresha e pergjithshme e ISKSH-se Elvana Hana deklaroi se tashme eshte ne diskutim dhe ne proces edhe liberalizimi i menyres se perftimit te tyre prej pacienteve. Nje tjeter aspekt mjaft te rendesishem te sistemit shendetsor Elvana Hana percaktoi edhe informatizimin e sistemit shendetesor ku perfshihen te dhena individuale e mjekesore te pacienteve. Nje nder elementet kyc qe tregon nivelin e nje sistemi shendetsor eshte vendosja e pacientit ne qender te tij.Vetem gjate 4 viteve te fundit lista e barnave te rimbursuara eshte pasuruar me 50 barna ne forme-doze si dhe me 27 principe te reja aktive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›