Regjistrimet sekretarite e fakulteteve hapur edhe ne fundjave
Maturantet qe kane fituar te drejten e studimit ne nje prej 10 degeve te tyre te preferuara kane qene shume me te pergatitur ne raport me ata te nje viti me pare. Ky konkluzion ka dale si pasoje e rezultateve te tyre ne baze te pikeve te perllogaritura nga APRIAL-i te cilat jane me te larta se vjet. Kjo eshte deklarata me e fundit e drejtorit te APRIAL-it Arben Fagu. Madje sipas tij vlen te theksohet fakti qe pjesa elitare e studenteve te rinj eshte shume me e larte ne numer krahasuar me nxenesit e Matures Shteterore te vitit 2009-2010. Duke qene se rezultatet e kandidateve per studente per kete vit jane me te larta rrjedhimisht kufijte minimale te pikeve jane me te larta. E megjithate Fagu pohon se rritja e pikeve eshte evidentuar ne disa dege te caktuara duke arritur deri ne 6000 pra jo ne 10 deget e planifikuara ne Formularin A2. Sipas tij ka edhe nga ato dege qe rezultojne me pike me te uleta per shkak se numri i maturanteve qe i ka perzgjedhur ato ka qene i vogel.
AnkimimetSipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe Shkences numri i maturanteve qe kane kerkuar te rishikohen testet e vleresimit te tyre por edhe ti rillogariten piket nga APRIAL-i arrin deri ne 3 mije. Pra Ministria e Arsimit dhe Shkences ka bere te ditur se maturantet qe konkurruan per ne universitete kane bere ankimime per gabimet teknike dhe perllogaritjen e pikeve. Specialistet e MASH-it bejne te ditur se nga 29 mije maturante qe konkurruan kete vit akademik rreth 10 per qind e tyre kane bere ankimime.
Megjithate sipas tyre cdo maturant qe kerkon rishikim te pikeve te tij mund te drejtohet ne drejtorine arsimore.
Drejtori i APRIAL-it thote se prinderit apo maturantet qe kane ankesa duhet tu drejtohen drejtorive perkatese arsimore jo institucionit tone. Ankesat e maturanteve qe pretendojne se u jane llogaritur piket gabim jane lexuar me shume kujdes por pjesa me e madhe e tyre kane rezultuar te pabaza theksoi Fagu. Sipas tij pas leximit me pergjegjshmeri te cdo ankese maturanti ka marre pergjigje 10 minuta pasi e ka derguar ate ne zyrat apo drejtorite arsimore. Shkak per kete shpejtesi veprimi sipas drejtorit te APRIAL-it jane bere pretendimet e larta ne numer te maturanteve te cilet duan ta gjejne gabimin ne institucionet arsimore duke harruar qe piket e grumbulluara jane tejet te pakta.
RegjistrimetRegjistrimet ne universitete per fituesit e listes se pare do te perfundojne diten e diel. Sipas nje udhezimi te Ministrise se Arsimit dhe Shkences thuhet se sekretarite e fakulteteve do te jene te hapura edhe ne fundjave keshtu qe maturantet nuk duhet te ngurrojne per tu regjistruar edhe gjate ketyre diteve.
Fill pas regjistrimeve te para do te evidentohen me pergjegjshmeri te gjitha vendet vakante ne menyre qe te behet zevendesimi i tyre duke u krijuar keshtu mundesine maturanteve qe levizin me disa pike me pak te spostohen nga poshte-lart.
Kjo procedure do te ndiqet kur ka kandidate qe kane konkurruar ne njerin prej fakulteteve te vendit por nga ana tjeter largohen jashte shtetit per te ndjekur studimet e larta. Pasi te kene perfunduar keto procedura do te kalohet ne nje faze te trete qe do te jete afishimi i listes perfundimtare.