E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritet rritje ekonomike Financat raportojne rekorde ne eksportin e energjise



Ekonomia e vendit po kthehet ne ritmet e saj te rritjes. Keshtu te pakten deklarohet nga ministri i Financave Ritvan Bode i cili e ka argumentuar me ritmet e rritjes se te ardhurave buxhetore vecanerisht ne muajt e fundit. Sipas tij administrata ka mbledhur ne 8 muaj 206 miliard leke te ardhura nga 207 qe ka qene plani. Plani i te ardhurave per 8 muajt e pare te vitit eshte realizuar si dhe pritet nje rritje ekonomike prej 4 per qind- eshte shprehur Ministri i Financave Ridvan Bode. Gjithashtu ministri Bode duke iu referuar akuzave te opozites per situaten ekonomike theksoi se ajo duhet ti lexoje shifrat ne menyre te drejte dhe ti jape fund asaj qe ai i quajti perralla e krizes financiare. Vetem per muajin gusht Bode tha se te ardhurat ishim 15 per qind mbi planin dhe se qarkullimi i mallrave pati nje rritje me 11 per qind. Sipas statistikave te Financave mbledhja e te ardhurave sidomos ne Tatime dhe ne Dogana ka bere qe ekonomia shqiptare te njoh rritje gjate ketij viti. Zhvillimet jane teresisht inkurajuese dhe deshmojne ringritjen e ekonomise shqiptare ne ritmet e saj me larta. Te ardhurat per muajin gusht jane 20 per qind me te larta ne krahasim me gushtin e vitit 2009 ose ne vlere leku rreth 4.8 miliarde leke me shume se i njejti muaj i vitit te kaluar- tha Bode.

Analiza
Ne analizen e tij te te dhenave ministri i Financave ka bere dhe nje apel per opoziten qe tu referohet shifrave dhe te dhenave perpara se te bejne deklarata mediatike. Ftoj opoziten qe ti lexoje shifrat sic jane dhe te shohe realitetin ne sy te kuptoje se ekonomia shqiptare tashme ndodhet ne ritmet e saj me optimale me te larta dhe ti jape fund perralles se Rames me gogol krize pasi vetem keshtu mendoj se do te jete ne te njejtin kah levizje me komunitetin e biznesit dhe ekonomine e vendit- u shpreh Bode. Kreu i Financave ka argumentuar se rritja e te ardhurve ka ardhur si pasoje e nje performance me te mire te administrates fiskale ne mbledhjen e detyrimeve ne tatime dhe ne dogana. Bode ka theksuar se per muajin gusht eshte tejkaluar plani i realizimit te te ardhurave ne masen 102 per qind te planit. Ai u shpreh se qarkullimi i mallrave ne kete muaj tregon dhe gjendjen pozitive te ekonomise shqiptare. Gjate muajit gusht ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar qarkullimi i mallrave eshte rritur me 11 e deshmuar kjo nga arketimet e TVSH-se. Nderkohe qe administrata vijon me nje politike mbeshtetese ndaj biznesit duke rimbursuar vetem per muajin gusht 580 milion leke ose sa dyfishi i gushtit te vitit te kaluar- tha Bode.

Te ardhurat
Duke vleresuar punen e Doganave dhe Tatimeve ministri Bode u shpreh se administrata doganore tejkaloi programin e saj me 187 milione leke dhe realizoi 10 per qind me shume te ardhura ne krahasim me gushtin e vitit 2009. Nga ana tjeter muajt e fundit te ketij vitit kane ndryshuar dhe pritshmerite negative qe vune re ne tre muajt e pare. Nese i referohemi shifrave te 8-mujorit qe reflektojne dhe dobesite dhe ecurine jo aq pozitive te ekonomise ne tremujorin e pare te ketij viti te ardhurat jane gjithsej 6 here me te larta ne krahasim me vitin 2009 ose 11 miliarde leke me shume. Ato jane sa 99.4 per qind e programit buxhetor. Tatimet dhe Doganat per periudhen 8-mujore jane sa 100.3 per qind e planit dhe 6 per qind me shume se 8-mujori i vitit 2009- deklaroi Bode. Ajo qe sipas ministrit te Financave Bode i ka dhene nje shkas te madh pozitiv ketij treguesi eshte fakti i shtimit te eksporteve ne nivelin e tyre prej 11 per qind..

PS Ministri Bode te flase me shifrat e verteta

Partia Socialiste reagoi dje pas deklarates se ministrit te Financave Ridvan Bode i cili ftoi ne nje konference per shtyp opoziten qe te lexoje shifrat dhe te kuptoje se ekonomia shqiptare ndodhet ne ritmet e saj me te larta. Ministri i Financave nuk flet me shifrat e verteta te ekonomise por me shifrat qe ia thote ne telefon kryeministri Berisha- tha per mediat deputeti socialist Ilir Beqja. Sipas tij ne muajin korrik kostoja e jeteses se pensionisteve eshte shtrenjtuar me 10 mije leke vetem nga rritja e cmimit te bukes vajit qumeshtit dhe miellit. Ku perfundoi 6 mije lekeshi qe ua dha shtese pensionisteve dhe ata sot jetojne me keq se dy muaj me pare. Beqja theksoi se kredite e keqija jane rritur brenda nje muaji nga 12 ne 13 te portofolit dhe pritet te arrijne ne 15 ne fund te vitit. Ajo qe eshte me e rende per ekonomine eshte se kredite e keqija jane sot 5 e produktit te brendshem bruto nderkohe qe fatura e korrupsionit rritet ne menyre shkaterruese per ekonomine- u shpreh deputeti Beqja duke kundershtuar rezultatet pozitive te dhena nga ministri i Financave.

5 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›