Eksporti i energjise ne nivel rekord KESH-i siguron 84 milione euro fitim
Plot 84 milion euro eshte shuma e fituar prej Korporates Elektroenergjetike Shqiptare nga eksporti i energjise elektrike. Sasia e energjise e shitur prej me shume se 2 miliarde kilovatore gjate 6 muajve te pare te vitit perben nje shifer rekord te parealizuar asnjehere me pare ne historine e sistemit energjetik shqiptar. Per te kuptuar shifren mjafton te kujtojme se kjo sasi importi eshte sa rreth 80 per qind e te gjithe prodhimit te vitit 2007.
Sipas te dhenave te KESH-it kjo sasi energjie eshte shitur me nje cmim mesatar prej rreth 42 eurosh per megavat ore. Rekordi mujor i shitjeve eshte realizuar gjate muajit maj 2010 ku nga sistemi energjetik shqiptar kane kaluar ne tregun rajonal plot 465 milione kilovatore energji elektrike. Ne sasi me mbi 400 milione kilovatore ka qene edhe eksporti i muajve mars e prill. Por rezultati pozitiv i KESH-it per keto muaj nuk perfundon me kaq. Korporata ka edhe nje rezerve te depozituar nga shkembimet me Kosoven ne sasi prej 126 milione kilovatoresh. Kjo sasi energjie ne pritje per tu marre por edhe rezerva e Fierzes e bejne te garantuar furnizimin me energji edhe per muajt e mbetur te vitit. Ky rezultat kaq pozitiv i KESH-it sipas eksperteve eshte nje argument i mjaftueshem qe ne vitin e ardhshem te mos kete rritje te cmimit te energjise.
5 Shtator 2010