E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritet te jape doreheqjen shefi i personelit te Shtepise se Bardhe

Shefi i personelit te Shtepises se Bardhe Rahm Emanuel pritet te njoftoje sot largimin e tij nga posti. Sipas mediave amerikane besohet se ka plane per te kandiduar per kryetar bashkie ne qytetin nga ai vjen Chicago.

Zyrtaret e Shtepise se Bardhe nuk e kane konfirmuar por as nuk i kane hedhur poshte njoftimet e fundit te mediave se zoti Emanuel po largohet nga posti i tij. Por zedhenesi i Shtepise se Bardhe Robert Gibbs theksoi se presidenti Obama do te beje nje njoftim ne lidhje me kete diten e sotme.

Gjithashtu Gibbs nuk pranoi te konfirmonte apo te mohonte se keshilltari i larte i Shtepise se Bardhe Pete Rouse do te zevendesoje zotin Emanuel sic eshte njoftuar ne media.

Shefi i personelit te Shtepise se Bardhe nuk eshte anetar i kabinetit te presidentit por konsiderohet gjeresisht si nje nga postet me te fuqishme ne Eumlashington. Shefi i personelit zakonisht i ndihmon presidentit ne percaktimin e axhendes menaxhon programin e presidentit dhe shpesh percakton se kush ka qasje tek presidenti. Zedhenesi Gibbs tha se zoti Emanuel ka qene nje keshilltar i besueshem qe nga fillimi i presidences se zotit Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›