Fini E djathta bezdiset nga nocioni i ligjshmerise dhe i drejtesise
Prej disa kohesh shfaqja e ofruar nga politika italiane mund te quhet e rende. Prej javesh nuk flitet per problemet qe shqetesojne italianet por vetem per luften e terbuar brenda qendres se djathte. Qysh nga 29 korriku dite te cilen jam perjashtuar faktikisht nga partia Populli i Lirise me akuza qesharake nder te cilat spikat ajo per qenien time ne marreveshje me prokurorine per te rrezuar qeverine Berluskoni ka filluar nje fushate politike dhe gazetareske per te me detyruar te jap doreheqjen si President i Dhomes se Deputeteve pasi nuk ekziston nje menyre qe te me rrezojne nepermjet nje votimi mosbesimi. Dukshem dikujt i jep bezdi qe tek e djathta te flitet per nocione te tilla si ligjshmeria barazia e ligjit per te gjithe dhe te te gjitheve perpara ligjit per reformimin e drejtesise qe kjo te jete ne sherbim te qytetareve dhe jo qe te zgjidhim problemet personale. Ne 27 vjet si anetar i Parlamentit dhe 20 ne drejtimin e partise nuk kam qene kurre i dyshuar per paligjshmeri dhe nuk kam marre asnje fletethirrje per hetim. Besoj se jam nder te paktit ne mos i vetmi duke ditur se sa ceshtje gjyqesore e kane permbytur politiken ne keto vite.
Eumlshte e dukshme se nese do isha mpleksur ne ndonje skandal do ta kisha me te veshtire te kerkoja qe politika te kishte kodin e nderit dhe do ishte me e besueshme kerkesa qe une te jepja doreheqjen. Keshtu duhet ta kete menduar dikush qe me jepte keshilla nga kolonat e gazetes se familjes Berluskoni qe te rifutesha ne rresht nese nuk doja qe te dilte ndonje dosje edhe per mua thene tekstualisht Tani i takon Kryeministrit perballja me skandalet neser mund ti takoje kryetarit te Dhomes. Profeci apo kercenim Ekzaktesisht pas ca kohe shpertheu ceshtja Montekarlo. Ndaj e kam per detyre ndaj gjithe italianeve dhe jo vetem ndaj atyre qe me kane votuar maksimumin e qartesise dhe transparences per ceshtjen ne fjale.
Tani faktet Aleanca Nacionale pergjate historise se saj ka trasheguar disa prona imobiliare. Ndermjet ketyre ne vitin 1999 edhe te famshmin apartament te Montekarlos i cili nuk eshte pallat mbreteror megjithese ndodhet ne nje principate por vetem 50-55 metra katrore me nje cmim te tregut 230 mije euro. Duke qene ne kushte te mjerueshme dhe e paperdorshme per nevojat e partise me 11 korrik 2008 iu shit shoqerise Printems e rekomanduar nga Giancarlo Tulliani dhe akti i shitjes eshte firmosur nga sekretari administrativ i deleguar nga une senatori Pontone nje xhentelmen tipik qe per 20 vjet ka administruar ne menyre te panjolle pasurine e partise si dhe nga zoterinjte Izelaar dhe Walfenzano. Cmimi i shitjes prej 300 mije eurosh ishte shkaku kryesor i trazirave te kesaj stine.
Nga zyrat tona u konsiderua cmim i pershtatshem sepse kalonte me 30 per qind cmimin e perafert qe i kishte vene shoqeria vendase e cila administronte te gjithe pallatin ku ndodhet apartamenti.
A mund te merrej nje cmim me i larte Edhe mundej. A u krye ky veprim pa u matur Ndoshta. Por sidoqofte Prokuroria e Romes ne funksion te detyres se saj ka hapur nje hetim per shkak te padise te bere nga dy kundershtare politike por ne ndryshim nga te tjeret une nuk shfryj kunder gjyqesorit por pres me besim fundin e hetimit. Dhe sic kam pasur rastin te sqaroj edhe me pare vetem pas shitjes u njoha me faktin se ne ate apartament jetonte z Giancarlo Tulliani fakt i cili me shkaktoi nje zemerim kolosal edhe pse ai me shpjegoi se paguante nje kontrate te rregullt qiramarrjeje dhe kishte bere edhe shpenzime per ristrukturimin. Nuk mund ta zboja por sigurisht ia kerkova me kembengulje qe ta lironte ne te ardhmen gje qe shpresoj ta beje edhe per shkakun qe ti ktheje qetesine familjes time.
Eumlshte shkruar se pse i duhej shitur nje shoqerie off shore me seli ne Santa Lucia e quajtur parajse fiskale
Verejtje me vend por ne Montekarlo shoqerite off shore jane rregull dhe jo perjashtim. Dhe te jete e qarte qe personalisht nuk kam as para as varka dhe as shtepi ne emer te shoqerive off shore ndryshe nga te tjeret qe e kane perdorur dhe i perdorin keto lloj shoqerish per te mbrojtur me mire trashegimine ose ndermarrjet e familjeve te tyre dhe paguar me pak taksa.
A kam gabuar Duke e pare te shkuaren nga e sotmja duhet ta pranoj nje fare syleshesie. Por te jete e qarte se nuk eshte kryer asnje krim dhe nuk i eshte shkaktuar dem askujt. Dhe te jete akoma me e qarte se ne kete ndodhi nuk eshte perfshire administrata publike ose paraja e taksapaguesve. Nuk ka tendere ose ryshfete dhe as korruptim. Kjo eshte e gjitha Per aq sa di une kaq eshte e gjitha. Sigurisht edhe une e pyes veten dhe me plot arsyen e pare edhe poteren e madhe qe po me behet se cili eshte pronari i vertete i shtepise ne Montekarlo Eumlshte Giancarlo Tulliani sic e mendojne shume Nuk e di. Ia kam kerkuar me kembengulje dhe ai gjithmone e ka mohuar me force publikisht dhe privatisht. A mbeten dyshime pas kesaj Sigurisht ashtu si edhe une kam. Por nese vertetohet me saktesi qe Tulliani eshte pronari i apartamentit dhe qe mirebesimi im eshte tradhtuar nuk do hezitoj te dorehiqem si kryetar i Dhomes se Deputeteve. Por jo per pergjegjesi personale te cilat nuk ekzistojne pasi etika ime publike nuk ma lejon te bej te tilla gjera.
Ne kete histori te shemtuar faqet e erreta jane te shumta. Jane teper shume. Per shkak te fushates patologjike mediatiko-politike nje ceshtje private u transformua ne ceshtje shteterore ku u perdoren shpifje hamendesime dashakeqe te fryra nga gazeta te qendres se djathte dhe te ushqyera nga persona te dyshimte dhe pavlere. Nuk nenkuptoj sherbimet tona sekrete besnikeria ndaj institucioneve e te cilave eshte e padyshimte dhe gezojne respektin tim ashtu sic e gezon edhe nensekretari Letta dhe prefekti Genaro. Por bej fjale per nje ngjarje te krahasueshme me skenarin e nje filmi policesk te nivelit te trete ku pame se si doli ne sitet e internetit domenikane letra e nje ministri te Santa Lucias e shperndare nga nje gazetar ekuadorian e prezantuar ne Itali nga nje sit thashethemesh dhe e shoqeruar me komente dhe indikacione te lexuesve te vemendshem te ketij siti qe vetem lexues te zakonshem nuk mund te jene. E kam fjalen per gjuetare profesioniste qe prej javesh verdallosen ne Ameriken Qendrore kush ua paguan shpenzimet meqe ra fjala per te gjetur proven dermuese per fajin tim. Bej fjale per letren sekrete por qe perfundoi ne televizionet e botes ku ministri i Drejtesise i Santa Lucias njoftonte Kryeministrin e tij se ishte i preokupuar pasi nami i mire i vendit po prishej nga shoqerite off shore por jo nga ato qe trafikonin arme droge e valute por ne shitblerjen e rrezikshme te nje apartamenti te vogel ne Montekarlo. Por duke lene menjane gjithe sa u tha me siper le te kthehemi te gjerat serioze. Liria e informimit eshte kolona mbajtese e nje shoqerie te hapur dhe demokratike. Dhe pikerisht per kete gazetat dhe televizionet nuk mund te behen instrumente te paleve te perdorura jo per te dhene lajmin dhe bere komentin por per te goditur me cfaredo cmimi kundershtarin politik. Dhe kur merr udhe ne kete te tatepjete lajmi nuk eshte me synim por mjeti i dajakut. E kur ska me lajme shpiken sipas nevojes dhe synimit. Keshtu me shpifje dhe sharje me dosje dhe politike te katandisur ne nje lufte ku nuk kursehen goditjet me hile per te eliminuar kundershtarin shkaterrohet demokracia dhe vihet ne dyshim e ardhmja e lirise sone. Kush me papergjegjshmeri ka ushqyer kete loje masakruese te ndaloje. Te ndalohemi te gjithe perpara se te jete shume vone. Te ndalemi duke menduar te ardhmen e vendit. Te rifillojme ndeshjen fort sic eshte e drejte te jete por qytetarisht dhe korrektesisht. Italianet jane duke pritur qe legjislatura te vazhdoje per tu bere balle problemeve dhe permiresuar jeten e tyre. Uroj qe te gjithe duke filluar nga Kryeministri te jene te te njejtit mendim. Nese nuk do jete keshtu italianet do dine te gjykojne. Dhe per sa me takon mua e kam ndergjegjen e qete.