Pritja e ëmbël e Rezit

Këngëtarja Rezarta Shkurta është në pritjen e ëmbël për tu bërë nënë për të parën herë. Ajo duket mjaft e lumtur me shtatzëninë e saj dhe këtë e pasqyron edhe në profilin e saj në rrjete sociale.
Rezarta, e cila pret të lindë vajzë shkruan në Facebook: “Shpirt i shpirtit tim :’) ♥”, duke na lënë të kuptojmë që shpirti i saj për momentin është i mbushur vetëm me gëzim. Me sa duket teksti i këngës “Shpirti i shpitit tim” i Aurela Gaçes ka mbushë ditën e Rezartës duke e bërë atë të lumtur.
Rezarta po mësohet dalë nga dalë me faktin që do bëhet nënë duke postuar vazhdimisht foto bebeje në rrjete sociale. /Indeksonline/