E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elhaida duke interpretuar ilahi

Këngëtarja 20 vjeçare nga Shkodra, Elhaida Dani, mbrëmë u kualifikua në finale të spektaklit "The Voice of Italy".
Ajo mahniti me interpretimin e saj të këngës “I believe I can fly”, ndërsa performoi në skenë me të famshmin Will I Am, që ishte mysafir special i mbrëmjes gjysmë-finale.

Dani ka filluar më herët karrierën muzikore në Shqipëri, ku madje edhe është shpërblyer.

Mes aktiviteteve të saj muzikore në vendlindje është edhe interpretimi i një ilahie, “Ya Nabi Salam Alayka” kushtuar profetit Muhamed, e veshur me veshje islamike. /Indeksonline/
/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›