Pritja madhështore për Merkel në Kosovë
Sot do të vizitoj Kosovën kancelaria Gjermane Angela Merkel. Sipas medieve kosovare qeveria do t`i rezervoj Merkelit një pritje të madhështore nisur dhe nga fakti që kjo është vizita e parë e kancelares në Kosovë.
Merkel do të pritet në Aeroport me Gardën e Ceremonive të FSK-së. Takimin e parë ajo do ta ketë me kryeministrin, Hashim Thaci. Merkel do të organizojë dhe një takim me drejtuesit e KFOR-it.
Është parashikuar gjithashtu që përgjatë rrugëve që do të përshkojë Merkel, nxënës të shkollave fillore me flamuj të Kosovës dhe Gjermanisë do të mirëpresin kancelaren në shenjë falënderimi për ndihmën ndaj Kosovës.