Socialistët në rrethe kërkojnë largimin e Kastriot Islamit
Krerët e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë u kërkojnë deputetëve të grupit parlamentar përjashtimin e deputetit Kastriot Islami për shkak të thyerjes së përsëritur të disiplinës. Të pyetur nga gazeta Shekulli se çfarë vendimmarrje duhet të marrë grupi për propozimin e Kryesisë mbi përjashtimin e deputetit socialist, zyrtarët socialistë në rrethe vlerësojnë se masa disiplinore duhet të jetë përjashtimi. Mes tyre nuk mungojnë edhe zërat ndryshe, të cilët kërkojnë që Islamit ti jepet një shans i dytë, por nga ana tjetër, liria brenda partisë duhet të kufizohet.
Kryetari socialist i rrethit të Tiranës, Pjerin Ndreu, vlerëson se të jesh pjesë e një ekipi, të luash në kundërshtim me taktikën e lojës që kanë vendosur të gjithë është shërbim që i bëhet kundërshtarit. Sipas tij, çdo ekip këtë lloj lojtari më së paku do ta nxirrte nga loja. Një person i vetëm me çfarëdolloj backgroundi qoftë nuk mund të veprojë në kundërshtim me vendimet e shumicës. Pastaj nëse dikush e gjen më të përshtatshme që të gjejë te lidershipi i PS arsyen e situatës së mjeruar të shqiptarëve duke mitizuar kundërshtarët si të pathyeshëm nuk bën gjë tjetër veçse çon ujë në mullirin e Saliut, gjë që për anëtarësinë e PS dhe për shumicën dërrmuese të shqiptarëve është e papranueshme. Mendoj se disa vendime nuk duhet të vonohen më nga forumet drejtuese të PS, – deklaroi dje Ndreu.
Të njëjtin qëndrim mbajnë dhe drejtues të tjerë në rrethe, por ka edhe nga ata që ia lënë në dorë grupit socialist për të marrë vendimin. Kreu socialist i Rrethit të Durrësit, Gent Bejku, shkon edhe më tej në arsyetimin e tij, duke vlerësuar se propozimi i Kryesisë është rrjedhojë e mendimit të bazës. Unë mendoj që vendimi i Kryesisë nuk ishte burimi i dëshirës së saj, por reagim i mendimit të bazës në fund të fundit, ishte opinioni i diskutuar në bazë që arriti në konkluzionin për këtë vendim. Që të gjithë duhet të jemi koshiqet që mendimin e shumicës ta respektojmë,- sqaron Bejku.
Në bazën e Partisë Socialiste ka edhe ata që mendojnë se është e papërshtatshme koha për të përjashtuar deputetin socialist. Për kreun e Partisë Socialiste të Bulqizës, Artur Kala, ky vendim duhej marrë më herët. Ai vlerëson se kur ndodh një përjashtim i një këshilltari në një fshat të Shqipërisë, deri në Konispol, do të ketë një lloj reflektimi deri në Vermosh. Baza është më e ndjeshme sesa qendra. Por e dimë që Islami ka kaluar çdo cak lidhur me vendimmarrjen. Sështë hera e parë që vepron jashtë strukturave të partisë, aq më tepër që e ka kthyer në një lloj pazari politik. Absolutisht se meriton të jetë në PS. Por për momentin kjo çon ujë vetëm në mullin e Metës dhe Berishës. Kur jemi vetëm një vit e disa larg zgjedhjeve është problem, – shpreh mendimin Kala.
Midis drejtuesve aktual të degëve të Partisë Socialiste është dhe deputeti Eltar Deda, i cili është i komanduar në drejtimin e Degës së Vlorës. Krahas kësaj detyre, ai do të përballet me vendimmarrjen që grupi parlamentar socialist do të marrë ditën e nesërme për ndëshkimin ose jo të deputetit Kastriot Islami. Unë jam vetë anëtar i grupit parlamentar Socialist dhe për këtë rast unë do ti nënshtrohem vendimmarrjes së grupit, e cila do të bazohet në rregulloren e saj. Unë jam për zbatimin e rregullores me përpikëri, të çdo rreshti të saj, pasi kjo rregullore është miratuar nga vetë anëtarët e grupit,- deklaroi dje deputeti Deda. Për këtë çështje gazeta ka kontaktuar dhe drejtues të tjerëve të degëve të PS-së, të cilët u janë përgjigje pyetjes për deputetin Islami.
Kryesia e PS propozon përjashtimin e Islamit
Kryesia e Partisë Socialiste i ka propozuar ditën e premte grupit parlamentar socialist që të marrë masë ndëshkimore ndaj deputetit socialist Kastriot Islami. Kjo kërkesë ka ardhur pas disa diskutimeve që janë zhvilluar brenda takimit me dyer të mbyllura për thyerjen e vendimeve të grupit mbi votimin e ligjeve apo dekreteve të ndryshme në seancë plenare. Në mbledhjen e fundit grupit i PS-së ishte vendosur që të gjithë deputetët të ishin në Kuvend për të votuar kundër shitjes së Albpetrol dhe kandidaturës së Bujar Leskaj për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deputetët e PS-së, Kastriot Islami, Rudina Seseri dhe Pandeli Majko nuk ndodheshin në sallë. Seseri pranoi të japë dorëheqjen duke deklaruar se nuk e ka të mundur të përmbushë detyrën për të qenë deputete e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, Majko i rrëfeu Kryesisë sekretin e tij, pasi i kërkoi më parë anëtarëve që të mos e publikonin në media. Mësohet se në këtë takim, ish-kryeministri ka sqaruar se është propozuar si një prej kandidatëve për pozicionin e ndihmës sekretarit të Përgjithshëm për Europën dhe për vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Në momentin e votimit ai ishte në intervistë pune. Ndërsa i vetmi që nuk ka sqaruar mungesën e tij është deputeti Islami. Duke u bazuar në këtë precedent, por edhe në radhët e kaluara kur deputeti i Qarkut të Tiranës ka thyer vendime të grupit, Kryesia ka vendosur që ti kërkojë grupit përjashtimin e deputetit socialist.
Çfarë do të ndodhë në grupin e PS
Vendimi përfundimtar për përjashtimin e deputetit Kastriot Islamit do të merret ditën e nesërme nga grupi i PS-së. Mësohet se për propozimin e grupit do të ketë një diskutim në mbledhje, pasi aty do të hidhet me votim përjashtimi ose jo i deputetit të Partisë Socialiste. Përjashtimi i tij është paralajmëruar edhe më parë nga anëtarët të PS, të cilët deklaruan se thyerja e vendimeve të grupit parlamentar nga deputeti Kastriot Islami, janë mëse të mjaftueshme për ta përjashtuar nga grupi. Ai ka qenë një nga kritikët më të ashpër të liderit socialist dhe të qëndrimeve të PS për bojkotin e parlamentit. Në jo pak raste, Islami ka votuar pro disa kandidatëve të propozuar nga e djathta apo ka dhënë pëlqimin për projektligjet e mazhorancës. Edhe gjatë periudhës së bojkotit të parlamentit nga grupi socialist, një prej kritikëve të kryesocialistit ka marrë pjesë në seancat plenare, në komisionet e përhershme dhe në delegacionet e Kuvendit jashtë shtetit.
Përjashtimi
Përjashtimi nga grupi parlamentar socialist, nuk do të thotë humbje e mandatit të deputetit. Kastriot Islami do të vijojë që të mbetet deputet në Parlament, por jo nën logon e Partisë Socialiste. Me rifillimin e sesionit të ri parlamentar, do të shihet nëse deputeti Islami do të bashkohet me ndonjë forcë tjetër politike apo do të qëndrojë si i pavarur.
Islami për përjashtimin
Deputeti i PS-së, Kastriot Islami, në reagimin e tij për këtë çështje është shprehur se nuk ka informacione mbi vendimin për përjashtim. Nga shumë gazetarë dhe nga faqe të medias pranë Ramës jam bërë me dije për propozimin e Ramës për përjashtimin tim nga grupi i PS. Jam interesuar te një nga drejtuesit e Grupit Kuvendor të PS dhe më rezulton se nuk ka asnjë vendim zyrtar për këtë çështje. Kjo është arsyeja që nuk mund të kem asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje, – reagoi Islami.
Përjashtimi i Kastriot Islamit, çfarë thotë baza e PS
Vendimi i Kryesisë së Partisë Socialiste për përjashtimin e Kastriot Islamit ka shkaktuar jehonë mediatike në të gjitha qarqet politike. Nesër deputetët socialistë do të bëjnë një mbledhje për këtë çështje ku do të merret vendimi konkret i përjashtimit apo jo të deputetit Kastriot Islami. Shekulli ka kontaktuar me krerët e PS-së në 17 rrethe të vendit duke i pyetur se çfarë mendon baza në lidhje me veprimet e Kastriot Islamit dhe cilat masa duhen marrë ndaj tij.
Ja çfarë thanë dje krerët lokalë të PS-së:
Pjerin Ndreu, kreu i R
