E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritja mbaroi, është djalë! Dukesha e Kembrixhit lind Mbretin e ardhshëm

Është një djalë!

Dukesha e Kembrixhit ka sjellë në jetë Mbretin e ardhshëm, i cili është një fëmijë i shëndetshëm dhe lindi në orën 04:24.
Lindja u njoftua me anë të një deklarate për shtyp nga pallati në orën 08:30 të mbasdites së sotme.
Dukesha e Kembrixhit dhe djalin i saj janë të dy në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe do ta kalojnë natën e sotme në spitalin ku u krye lindja.

Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut, janë shprehur se janë “të kënaqur” me lajmin e lindjes së nipit të tyre të madh.
Kate u shtrua në spital në rreth 5:30 dhe mbërriti aty me makinën me Princin William.

Mbreti i ardhshëm erdhi në jetë në të njëjtin spital në Paddington, ku Princesha Diana ka lindur princat William dhe Harry

Çifti mbretëror nuk e dinte seksin e fëmijës që do të zëvendësojë Harryn si i treti në rradhë për fronin.

Është një djalë: Mesazhi që shfaqet jashtë pallatit mbretëror për ti treguar botës se ekziston një princ i ri në familjen mbretërore britanike

Dy ndihmësit vendosin mesazhin mbi një këmbalec piktori jashtë Buckingham Palace siç është traditë në lindjet Mbretërore

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›