E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pritja për Procesin e Berlinit/ Rama përmbyll takimin krah liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama është shfaqur përkrah komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Evropian Olivér Várhelyi, kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, pas takimit informal të zhvilluar mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së.

“Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi🇪🇺Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović🇲🇪 Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski🇲🇰 dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić🇷🇸”, shkruan Rama në Facebook mbi takimin informal që u zhvillua në Vilën 30 në kryeqytet.

Ky takim u mbajt në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor. Në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor mungoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në një aktivitet tjetër në Greqi.

Çfarë është Procesi i Berlinit

Iniciativa synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një nismë e vitit 2015 për të mbështetur integrimin në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Bosnje Hercegovina, Mali i zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

E prezantuar me 28 gusht nga kancelarja Anglea Merkel, Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Europian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare, bazuar në miratimin e akuis komunitar, apo tërësia e të drejtave dhe e detyrimeve të përbashkëta që i bashkon të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›