Haxhinasto drejt Brukselit takime me kreret e Brukselit dhe ministrat e NATO-s

Tirane 13 tetor NOA - Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto eshte nisur per nje vizite tre ditore ne Bruksel.
Zyra e shtypit e MPJ-se ne nje komunikate njofton se ministri Haxhinasto do te marre pjese ne Takimin e Ministrave te Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s qe do te zhvillohet ne Bruksel neser ne 14 tetor.
Ne kete samit ministrat e Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes do te percaktojne prioritetet e Aleances ne pergatitjet per Samitin e Krereve te shteteve dhe qeverive qe do te zhvillohet neLisbone ne datat 19-20 nentor.
Gjate qendrimit te tij ne Bruksel zoti Haxhinasto do te zhvilloje takime dypaleshe me Zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Jashtem belg Stiven Vanackere si dhe do te kete takime me Komisionerin Evropian per Politiken e Zgjerimit dhe Fqinjesise Stefan Fule si dhe me eurodeputete nder te cilet edhe me eurodeputetet Shulz Fajon Albertini Seoboda dhe Roucek.
Temat kryesore te ketyre takimeve do te jene marredheniet dypaleshe ecuria e procesit te integrimit evropian te Shqiperise si dhe zhvillimet rajonale.
mit/NOAtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/32235-haxhinasto-drejt-brukselit-takime-me-kreret-e-brukselit-dhe-ministrat-e-nato-stitleHaxhinasto drejt Brukselit takime me kreret e Brukselit dhe ministrat e NATO-stheme blue nickagjencianoa