E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i 15% te aksioneve te AMC, ngrihet grupi i punes

Nje grup pune i perbashket nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, nga Ministria e Financave si dhe ajo e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, do te punoje per privatizimin e paketes shteterore te aksioneve te AMC-se, e planifikuar per vitin 2008. Burime te METE-s, bene te ditur dje, per ATSH-ne, se ngritja e ketij grupi pune eshte ne zbatim te vendimit te Komitetit te Konsulences dhe Transparences per privatizimin e sektoreve strategjike. Grupi i perbashket i tre ministrive, do te koordinoje punen me organet drejtuese te AMC-se per te gjitha hapat qe do te ndermerren per privatizimin e paketes shteterore te aksioneve te shoqerise. Ne muajin korrik 2007, qeveria miratoi VKM nr. 410, date 11.07.2007 "Per transferimin e paketes se aksioneve te AMC, qe ka mbetur pas transferimit te paketes tek investitoret strategjike, tek ish-pronaret e truallit dhe te punonjesit e kesaj shoqerie". Por per realizimin e shitjes se aksioneve shteterore ne kete kompani, do te rakordohet edhe me partnerin privat, qe zoteron paketen kryesore te aksioneve te AMC-se. Aktualisht, qeveria shqiptare zoteron rreth 14 per qind te aksioneve te kompanise celulare, te cilat pritet te ndryshojne pronesi brenda ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›