E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tender urgjent per hedhjen e plehrave

Luljeta Ndoka
Bashkia e Tiranes do te kryeje nje tender me procedura te pershpejtuara per kontraktimin e firmes qe do te pastroje Tiranen nga plehrat. Sipas kreut te ketij institucioni, ky veprim, i parashikuar ne ligjin perkates, do te beje te mundur qe gjendja te stabilizohet brenda pak javesh. Rama ka kujtuar edhe nje here premtimin per kthimin e Tiranes ne qytetin me te paster te Shqiperise pas tre vjetesh, gje qe nuk duket fort e besueshme po te kemi parasysh nivelin aktual te ndotjes. Megjithate, kryebashkiaku premtoi se pastrimi i kryeqytetit do te realizohet nepermjet nje strategjie te mireplanifikuar.
Zona perendimore e Tiranes paraqitet me problematikja deri tani per nga sasia e mbeturinave. Nje fakt te tille e pohoi edhe kryetari i Bashkise, Edi Rama, i cili sqaroi serish dje se kjo gjendje eshte rezultat i pamundesise per te lidhur kontratat e reja per shkak te nga ana e Agjencise se Prokurimit Publik te dy garave per kete pjese te kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›