Privatizimi i Albpetrol debate ne Kuvend

Privatizimi i "Albpetrol" ka ndezur debatin në seancën plenare të Kuvendit mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.
Grupi i PS-se, ka deklaruar voten e tij kunder projektligjit, madje duke akuzuar qeverine per mostransparence.
Deputeti socialist Erjon Brace ka kërkuar ne nisje te diskutimit që të sqarohen se sa janë përfitimet e kësaj kompanie në 3 vitet e fundit dhe të bëhet transparencë e plotë e procesit të privatizimit.
Braçe ka shtruar disa pyetje në lidhje me prvatizimin e "Albpetrol", ndërsa ka kërkuar sqarime nga ministri i Ekonomisë Nasip Naço në lidhje me zonën C.
Braçe kërkoi të dijë sa është sasia e naftës që përfiton kompania "Albpetrol" në vit dhe vlera monetare të paktën për 3 vitet në vijim.
"Sa janë respektuar marëveshjet e hidrokarbureve të kompanisë Albpetrol, dhe çfarë qëndrimi ka mbajtur ministria?" i është drejtuar Braçe ministrit Naço.