E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sannino ne Tirane takon Berishen

Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino zhvilloi të mërkurën një takim nga kryeministri Sali Berisha.

Zyrtari i lartë u shoqërua në këtë takim nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.

Vizita që Sannino zhvillon sot është e treta brenda pak muajve në Tiranë. Zhvillimet politike në vend, si edhe plotësimi i 12 rekomandimeve të kërkuara nga BE-ja për integrimin e vendit janë qëllimi kryesor i vizitës së tij në vendin tonë.
 
Sipas axhendes, Sannino do te zhvilloje takime me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, kreun e shtetit, si dhe do te jete i pranishem ne takimin e Komisionit te Integrimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›