E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i PTK-se Krasniqi nuk nenshkruan

Presidenti ne detyre i Kosoves Jakup Krasniqi nuk e nenshkruan vendimin per privatizimin e Postes dhe Telekomit te Kosoves.

Nje dite pas miratimit ne kuvend Krasniqi kete here ne cilesine e presidentit vendosi ta ktheje strategjine per votim per tu arritur sic tha ai konsensus i plote mes te gjitha grupeve parlamentare.

Privatizimi i PTK-se pervec tjerash ka nxjerre ne dukje ndasite mes koalicionit qeverises PDK-LDK. Pak minuta pasi presidenti ne detyre publikoi kthimin e strategjise ne kuvend shefi i grupit parlamentar te LDK-se Ismet Beqiri tha se privatizimi i postes duhet te ndodhe pas mbajtjes se zgjedhjeve te pergjithshme.

Ne nje reagim te saj qeveria e Kosoves deklaroi se inkurajon kuvendin qe te ndermarre veprimet e duhura per te siguruar nje transparence te plote lidhur me vendimin e privatizimit te PTK-se.

Kuvendi i Kosoves miratoi te enjten strategjine per privatizimin e PTK-se ne mungese kuorumi.

Kjo nxiti reagimin e LDK-se dhe opozites. Kjo e fundit te premten vec ka nisur mbledhjen e nenshkrimeve per te kerkuar interpretim ligjor nga Gjykata Kushtetuese.

Ndersa organizata Cohu dhe levizja Vetevendosje e quajten puc qeveritar dhe kushtetues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›