E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci shkarkon kreun e Policise se Kosoves

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci shkarkoi Behar Selimin nga ushtrimi i detyres se Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Kosoves te premten pasdite.

Zyra e shtypit e kryeministrit tha se ky vendim u mor duke u mbeshtetur ne kompetencat e kryetarit te qeverise sipas Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe Ligjit per Policine e Shtetit.

Sipas deklarates per shtyp ky vendim u mor pas rekomandimit te Ministrit te Puneve te Brendshme Bajram Rexhepit. I kontaktuar permes telefonit vete ministri i tha Top Channel-it se arsyeja kryesore e per kete rekomandim eshte se z. Selimi nuk u paraqit per tu intervistuar ne konkursin per poziten e drejtorit te Pergjithshem te Policise se Kosoves ndonese ai kishte konkuruar me pare.

Gjate ketyre diteve u be e ditur se Behar Selimi ishte duke menduar per tu shkeputur nga karriera policore dhe per ti hyre asaj politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›