E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i Poste-Telekomit te Kosoves -Veprim i nxituar

Qeveria e Kosoves tashme eshte eshte e vendosur qe te shese pjesen me te madhe te aksioneve te Postes dhe Telekomit te Kosoves. Ne nje vendim te qeverise thuhet se 75 per qind te aseteve duhen shitur ndersa 25 per qind te aksioneve do te mbeten ne pronesi te qeverise. Pese kompani nderkombeare tashme kane shprehur interes pe te blere aksionet e Postes por per perzgjedhjen e kompanise fituese duhet te marre nje vendim perfundimar parlamenti.

Jane seleksionuar pese pjesemarres ne tender

Pese kompani te parakualifikuara qe do te marrin pjese ne tenderin e shitjes se postes AlbTelecom Sh.A nga Shqiperia shumica e aksioneve te se ciles jane ne prone te Calik Group dhe Turk Telekom Hrvatski Telekom d.d. HT nga Kroacia. ku shumica e Aksioneve te HT jane ne prone te Deutsche Telekomit Orascom Telecom Holding S.A.E. nga Egjipti Telekom Austria AG nga Austria si dhe Sabafon nga Jemeni.

Debatet ne parlament akoma po vazhdojne shumica e deputeve jane per privatimin e Postes por ata kane dallime per menyren dhe kohen e privatizimit te saj. Perfaqesues te qeverise se Kosoves thone se ky eshte momenti me i mire per shitjen e Postes vlera e se ciles llogaritet mbi 300 milio euro. Por ish-ministri i Financave ne qeverine e kaluar Haki Shatri thote se privatizimi i postes duhet te ndodhe por jo shume shpejt ashtu sic pretendon qeveria e Kosoves.

Sipas eksperteve shitja eshte vendim i nxituar

Vendimi eshte bere i shpejte pa kete analize. Po ashtu kemi dyshime nese eshte ky momenti i pershtatshem per privatizimin e kesaj ndermarrjeje qe eshte profitabile qe eshte tatimpaguesi me i madh ne Kosove. Kjo eshte shpallje me nguti e privatizimit ne rrethana qe nuk duken shume te favorshme thote Shatri.

Ekspertet e ekonomise kane nje shpjegim tjeter. Ata thone se shitja e Postes se Kosoves lidhet drejtperdrejt me mbushjen e buxhetit sepse qeveria e Kosoves ka marre obligime. Ibrahim Rexhepi ekspert i ekonomise thote se njera nder obligimet e qeverise eshte ndertimi i autostrades se Kosoves.

Mosrrumbullaksimi i konstruktit financiar te autostrades sjell te gjitha keto probleme dhe qeveria nuk ka alternatve tjeter. Ose te shese pasurite e veta ose te hyje ne obligime te marre kredi per te cilat eshte ne pikepyetje a mund te sigurohen ne masen e duhur ose ne kushtet te cilat do te ishin te favorshme per te thote Ibrahim Rexhepi.

Kriza buxhetore kushtezon shitjen e Poste-Telekomit

Sipas analistit Rexhepi kriza buxhetore me te cilen perballet Kosova nuk e lejon ate qe te vepoje me shitjen e postes ashtu sic vepruan me heret vendet e rajonit.

Nese marrim shembull vendet e rajonit jane te rralla rastet kur ato kane shkuar ne shitjen 100 perqind te aksioneve. Ato kane kryer shitje hap pas hapi duke filluar nga 25 perqind e me shume ne varesi te situatave ne tregun e tyre por ato nuk kane qene ne nje krize buxhetore sic eshte Kosova thote Ibrahim Rexhepi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga Prishtina.

Sindikata e Postes dhe Telekomit te Kosoves nga ana e saj eshte e vetedijshme qe nuk mund ta ndale shitjen e postes por kerkon qe ne kontraten finale te specifikohet qarte statusi i punetoreve aktuale. Seremb Gjergji nga sindikata e postes thote se punonjesit e postes kerkojne qe para se te ndodhe privatizimi i saj te garantohet me kontrate ruajtja e vendit te punes se punetoreve aktuale.

Sindikata kerkon ruajtjen e vendeve te punes

do largim nga puna e mbi 10 punetoreve konsiderohet largim kolektiv dhe nese behet largim kolektiv nga puna te shfuqizohet kontrata. Kjo eshte nje kerkese e punetoreve qe eshte futur ne kontaten finale te kushteve te shitjes se postes. Ne fund te fundit eshte edhe interes i qeverise qe te mbroje 3500 vende pune te cilat ushqejne mbi 17 mije anetare familjesh thote Seremb Gjergji.

Qeveria e Kosoves nder kushtet e para te privatizimit te postes ka vene qe brenda kater viteve te para te mos largohet asnje punetor nga puna. Sipas qeverise pas kater vitesh menaxhimi i ndermarrjeseshte ceshtje e pronarit te ri te postes i cili do te kete shumicen e aksioneve.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›