Privatizohen 430 prona të ushtrisë
Në vijim të objektivit të qeverisë për privatizimin e aseteve të tepërta që janë në administrim shtetëror, Ministria e Mbrojtjes ka identifikuar dhe i ka dërguar Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, rreth 430 prona të lira, të cilat do ti nënshtrohen procesit të privatizimit, thuhet në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes.
Gjithashtu, sqarohet se këto prona janë nxjerrë të lira, pasi nuk bëjnë pjesë në Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura të miratuar nga Presidenti i Republikës. Procesi i identifikimit të pronave që nuk janë në përdorim efektiv ka filluar disa muaj më parë dhe do të vazhdoj deri në identifikimin e plotë të pronave të tepërta.
Tashmë po flasim për bllokun e parë të pronave që i janë dërguar Ministrisë përkatëse, ndërsa në të ardhmen Forcat e Armatosura nuk do të administrojnë asnjë pronë, e cila nuk është e nevojshme për zhvillimin strategjik të tyre, thuhet në njoftimin e minisrtrisë së mbrojtjes duke garantuar se procesi do të bëhet në transparencë të plotë.
m.xh/NOA