300 milionë dollarë për ndërtimin e rrugëve

Projekti të rëndësishëm rrugët dytësore dhe lokale, me një vlerë prej 300-400 milion dollarë. Objektivi i këtij projekti është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve nëpërmjet lehtësimit të qarkullimit gjatë gjithë vitit për qytetarët, duke përfshirë përmirësimin e segmenteve prioritare të rrjetit rrugor rajonal, përmirësimin e segmenteve të prioritare të rrjetit lokal dhe forcimin e menaxhimit të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale, thuhet në vendimin e qeverisë.
Vendimi i qeverisë sqaron se projekti do të bashkëfinancohet; 50 milionë euro nga BERZH, 50 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve dhe 33 milionë euro nga fondet e Instrumentit të Para Aderimit IPA 2010/2011.
Gjithashtu, një grant prej 40,000,000 Euro do të sigurohet nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (FIBP). Në këtë kuadër, financime paralele janë siguruar nga një numër institucionesh të tjera Banka Botërore, OFID dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, thuhet në vendimin e qeverisë.
m.xh/NOA