Prizren, fillon sot takimi presidencial
Në Prevallë të Prizrenit, fillon sot takimi i thirrur nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, mysafirë të të cilit do të jetë presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov.
Sipas axhendës së bërë publike, të premten pasdite në Prevallë afër Prizrenit, fillojnë të arrijnë delegacionet e shteteve pjesëmarrëse në këtë samit, i cili do të përmbyllet më 27 qershor.
Të shtunën paradite presidentët do të kenë takime bilaterale, ndërsa pasdite do të organizohet një takim i përbashkët ndërmjet katër presidentëve, pas të cilit menjëherë do të mbahet një konferencë e përbashkët me gazetarë.
Bazuar në axhendën zyrtare, samiti i Prizrenit nuk pritet të rezultojë me ndonjë deklaratë të përbashkët politike të presidentëve nga rajoni.
Analistët e kanë vlerësuar këtë samit si një hap pozitiv, në të cilin vendet pjesëmarrëse do të mund të definonin interesat e tyre të përbashkëta dhe të sforconin raportet e tyre bilaterale.