OKB: Tensionet në jug të Kirgizistanit, ende të pranishme
Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Oskar Fernandez-Taranko, ka deklaruar përpara Këshillit të Sigurimit se tensionet në pjesën jugore të Kirgizistanit janë ende të pranishme.
Sipas tij pavarësisht se situata në qytetet Osh dhe Xhala-Abad është qetësuar, vazhdojnë shqetësimet për dhunë të re.
Ndërkohë ambasadori rus në OKB, Vitali çurkin, deklaroi se kriza, në fund të fundit, është çështje e brendshme, të cilën qeveria e Kirgizistanit duhet ta zgjidhë vetë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së për këtë çështje debatoi me dyer të mbyllura.
Rajoni i Kirgizistanit ishte i përfshirë nga dhuna aktuale, nga e cila janë vrarë qindra persona dhe shumë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.