E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizren promovohet abetarja e perbashket

Promovohet në Prizren abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Në ceremoni ishin të pranishëm krerë të qeverive të dy vendeve, ministrat e arsimit, hartuesit e abetares dhe dhjetëra qytetarë.

Kryeministri Sali Berisha e cilësoi abetaren e përbashkët si kryevepër të dijes që i dhurohet kombit shqiptar.

"Jam shumë i lumtur për hartimin e këtij libri. Rruga e dijes është rruga e dritës, për të cilën kanë shumë nevojë shqiptarët", tha Berisha, duke shtuar se abetarja mbart ëndrrat, sakrificat dhe idealin e bashkimit të shqiptarëve.

Ndërsa Thaci e konsideroi këtë si ditë historikë për kombin shqiptar, ndërsa është një shprehje e ndergjegjes dhe emancipimit.
Arsimi
Kule: Akreditimi i Universiteve, jo nga Qeveria
Studentët, protestë për arsimin
Tepelenë, shkolla me dy nxënës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›