E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtaret kosovare festojne Krishtlindjet

Qytetarët kosovarë të besimit të krishterë, kanë festuar Krishtlindjet në mënyrë të vecantë pasi këtë vit mesha është mbajtur në Katedralen ende të pa përfunduar që mban emrin e humanistes shqiptare Nënës Terezë, që gjendet në qendër të Prishtinës. Me rastin e kësaj feste, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në fjalën e tij përçoi mesazhe paqeje dhe kërkoj nga shoqëria që të ketë durim në kalimin kësaj kohe tranzicioni me të cilin po ballafaqohet Kosova.

“Në këtë përvojë të ecjes së përbashkët me Zotin, Kisha jonë në Kosovë me afsh të zemrës dëshiron ti ftoj të rinjtë që të jenë më të durueshëm në procesin e kalimit nga një formë e vjetër e jetës në atë të re që po na ofron koha... Ftoj po ashtu shoqërinë që të jetë më e kujdesshme për njerëzit me nevojë të cilët nuk usht harruar as atëherë kur lypset durim dhe sakrificë për çështje madhore dhe për ruajtjen e vlerave të përbashkëta”, uroi Dodë Gjergji, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës.

Besimtar të krishterë që morën pjesë në Meshën e Mesnatës, thanë se kjo festë dërgon mesazhe te gjithë njerëzimi që të duan njëri tjetrin dhe të lënë anash gjërat e këqija. “Mesazhi i kësaj feste dhe mesazhi i Krishtit është që të gjithë të jemi të lumtur, ta duam njëri tjetrin. Ashtu siç na do Krishti neve, ashtu ta duam edhe ne njëri tjetrin.Do të thotë, njeriu të mendoj vetëm për të mira dhe ti lë anash të gjitha të këqijat”, thotë një qytetare.

Në meshën kryesore merrnin pjesë edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në vend. Ndërkaq përfaqësues të Kishës Katolike të Kosovës, janë vizituar edhe nga zyrtar të lartë të vendit.

Shkëlzen Osmani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›