Prizreni, kryeqendër e vizitorëve nga Shqipëria: “Është ruajtur trashëgimia”

Prizreni është kthyer në kryeqendrën e vizitorëve nga Shqipëria këtë fundvit.
Sheshi “Shatërvan”, një nga atraksionet më turistike të qytetit, ku bashkohet e kaluara me të tashmen, çdo ditë mbushet jo vetëm nga qytetarët e saj, por edhe nga Shqipëria, të cilët edhe pse për herë të parë e vlerësojnë pamjen dhe ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore.
Prevalla e Brezovica, dy fshatra turistikë sipas agjencive turistike kanë pasur fluks të vizitorëve nga Shqipëria në këto ditë të fundvitit.
“Vijmë nga Tirana. Udhëtarë të ndryshëm. Janë udhëtime dyditore, zakonisht gjatë fundjavës. Udhëtojmë me sezone. Tani në sezonin e dimrit frekuentohen kryesisht zonat me dëborë,” thotë përfaqësuesi i një agjencie turistike.
Prizreni mbetet i preferuar në të gjitha stinët, qoftë edhe kalimthi duke marrë me vete edhe një fotografi si kujtim.
Gazetare: M. Dokle
/rtsh.al/