Pr/ligj i armëve, PS: Politikanëts'duhet të armatosen, s'ka arsye
TIRANE- Pr/ligji për armët ka përfshirë sërish në polemika opozitën dhe mazhorancën. Këtë herë në komisionin e Sigurisë dhe në komisionin e Integrimit, ku sot vazhdoi diskutimi nen për nen. i pr/ligjit.
Socialistët kundërshtojnë nenin 18 që ka të bëjë me pajisjen me armë të deputetëve, zv ministrave dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, si dhe nenin 4 pika f që thotë "armë të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave" .
“Kush e do topin dhe mitralozin e kanë parë shqiptarët" tha deputeti socialist, Piro Lutaj. Deputeti Isaraj ka kërkuar të bëhen ndryshime në 2 pikat e nenit 18 që kanë të bëjnë me paisjen me armë të deputetëve, zv ministrave dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese
“Të shpëtojmë politikën nga armët. S’kemi pse armatosemi. S’kemi arsye. Kemi forcat tona të armatosura. Kemi Rendin që na mbron. Është absurde që një anëtar i gjykatës të jetë me armë. S’mund të mbrojmë veten me armë. Është e rrezikshme dhe për familjet tona “- ka thënë Isaraj.
Polemikat kanë qenë për nenin 4 pika f mbi pëcaktimin e terminologjisë së armëve, ku shkruhet ..."armë të tjera të tjera të përcaktuara me vendim të këshillit të ministrave"
“S’mund të karakterizohen armët sipas Këshillit të Ministrave por sipas ligjit”- u shpreh deputeti Arben Isaraj.
Dy nenet u shtynë për t'u diskutuar javën tjetër dhe gjetën konsensusin edhe të deputetëve PD.
Javën e kaluar qeveria u tërhoq nga pajisja me armë e biznesmenëve të ndryshëm, të cilët mund të posedojnë më shumë se 20 milionë lekë në llogari bankare. Komisioni i Ligjeve votoi gjithashtu kundër kërkesës së opozitës për të zhveshur nga armëmbajtja e ligjshme zv/ministrat, prefektët dhe pushtetarët vendorë. Po kundër, u votua dhe një tjetër kërkesë e opozitës për të rritur nga 22 në 25 moshën kur përfitohet e drejta për të mbajtur armë.
(sg/shqiptarja.com)