Pr/ligji per Gjykaten Administrative, sot tek Ligjet

Opozita ka kerkuar me shume kohe ne shqyrtimin e ketij projektligji, pasi ai luan nje rol te rendesishem ne
marredheniet mes gjyqesorit dhe shoqerise, sepse nepermjet tij synohet vendosja e limiteve te qarta ligjore kunder abuzimit.
Krijimi i rrjetit te gjykatave administrative parashikon mbrojtjen e biznesit nga rastet abuzive te administrates shteterore, si dhe parandalimin e zvarritjeve ne gjykime. Per kete qellim, projekti parashikon qe ceshtjet ne kete gjykate te perfundojne brenda dy muajve, nje muaj ne Gjykaten e Shkalles se Pare dhe nje muaj ne Apel, nderkohe qe sot nje gjyq i thjeshte shkon edhe dy vjet.
Drafti parashikon qe sistemi gjyqesor administrativ te perbehet nga gjykatat ne dy shkalle: Gjykata e Shkalles se Pare Administrative, qe do ta kete qendren e saj ne Tirane dhe Gjykata e Apelit Administrativ.