E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/ligji qeveria te 8220mbroje8221 edhe biznesin vendas

Konfindustria ka deklaruar se i kishte bere kerkese kryeministrit Berisha dhe ministrit te Ekonimise Priftit qe drafti i PL te paraqitur te permiresohet ne drejtimin qe mbeshtetja shteterore te perfshinte jo vetem te ashtuquajturit investitore te huaj por te gjithe llojet e investimeve pa dallim vendit te origjines se kapitalit.

Konfindustria kerkon qe ne ligj te parashikohet qe perzgjedhja e investitoreve per dhenien e mbeshtetjes shteterore te kryhet si vijon a - te mos kete dallim ne origjinen e kapitalit dhe te mbeshtetet vetem ne b- rendesine strategjike te projekteve dhe/ose c - vleren e investimit te parashikuar.

Sipas Konfederates se Industrise nese do te jepej mbrojtje te vecante ligjore vetem per investitoret e huaj ne raport me vendoret do te krijonim- prishje te konkurrences tregtare -largim te kapitaleve jashte vendit - pengim te nismave investuese ne vend. Konfindustria ne te njejten kohe kerkon nga politika shqiptare ne pergjithesi dhe me theks te vecante nga opozita qe te bashkepunojne per te ndermarr masat e nevojshme per permiresimin sa me te shpejte te gjendjes krejtesisht te papranueshme ne sistemin gjyqesor ne Shqiperi qe eshte edhe nje nga pengesat kryesore te zhvillimit ekonomik te vendit.

Krijimi i Gjykates Administrative te kerkuar me kohe nga Konfindustria do te ishte nje shembull i mire per sa me siper.

2010-09-13 0902

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›