E Diel, 1 Nëntor 2026

Pro dhe kundër Valonit

02/03/10 15:00

Jashtë nis përsëri debati ku Bledi komenton shprehjet dhe veprimet e Valonit. Ai thotë edhe një herë se atë e vrau gjesti i djalit kosovar dhe jo mendimet e tij. Jetmiri i del në mbrojtje të Valonit. Ai u thotë bnorëve se po i ekzagjërojnë muhabetet kot. Ai thotë se ashtu si të gjithë edhe Valoni ka mënyren e tij të të shprehurit dhe të vepruarit. Sipas Jetmirit nuk është e drejtë që dikush që në një moment të flasë për diçka qoftë edhe në mënyrë të gabuar, të tjerët të fillojnë e të bëjnë gjyq. Kush janë keta të tjerët që paragjykojnë Valonin që thonë jo duhet të vejë në burg etj thotë Jetmiri duke shtuar se atij nuk i vjen mirë që të tjerët të bëjnë interpretime të gabuara. Bledi i thotë se ai nuk do që ta lejojë dikë që të veprojë në atë mënyrë, por Jetmiri i thotë se nëse atij nuk i pëlqen mund ti vërë kufij, por jo ta pengojë atë të shprehet dhe të veprojë në mënyrë të lirshme. Pas një diskutimi të gjatë Bledi thotë se ai mendon ende se Valoni nuk është djalë i keq, ndërsa Seldi shton se Valoni nuk e ka zemrën e keqe ai thjesht është i frym, i pompum nga dikush tjetër këtej duke ia hedhur këtë Jetmirit i cili as që i përgjigjet fare. Në bisedë ndërhyn edhe Ada e cila thotë zemrën nuk ia shofim askujt, ne shofim si veprojnë. Më pas Klodi largohet dhe kjo bisedë mbyllet. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›