E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana pa ujë,Peti:Si riparuam avarinë



Si pasojë e nje avarie në linjën e furnizimit me ujë, disa zona te kryeqytetit prej katër orësh kanë vuajtur mungesën e ujit te pijshëm. Kjo ka ndodhur të hënën kur u bë këputja e linjës së transmetimit e cila dërgon ujë në Lanabregas , dhe që furnizon një pjesë të Tiranës, si pasojë e rreshqitjes së tokës . Megjithatë drejtori teknik i ndërrmarjes së ujësjellësit Luan Peti , ka deklaruar për "Ora News" se ky defekt tashmë është riparuar dhe se drejtoria e është në gatishmëri njëzet e katër orësh për çdo defekt të mundshëm.

Probleme të këti lloji kanë ndodhur edhe disa herë të tjera , si pasojë e rreshqitjeve të tokës , por edhe për arsye se disa tubacione janë shumë të vjetëruara .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›