E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme me zemrën, Hulier shtrohet në spital

Zherad Hulier, trajneri i Aston Vilës, është shtruar në spital pas dhimbjeve që ka ndier në gjoks. Trajneri francez i skuadrës nga Birmingemi është ndier keq një ditë më parë dhe është shtruar urgjentisht në spitalin e qytetit. Ai do të mungojë në stolin e skuadrës për ndeshjen e radhës kundër Stok Sitit, këtë të shtunë. Problemet me zemrën e 63-vjeçarit janë të hershme. Ato datojnë që në tetor të 2001-shit, kur ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër. Klubi ka konfirmuar se gjendja e trajnerit është e stabilizuar, ndërsa skuadra do të drejtohet nga zv/trajneri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›