Problemet e dëgjimit tek fëmijët, në shtator kurrikula e re për nxënësit që nuk dëgjojnë

Pamundësia e një kategorie fëmijësh për të dëgjuar e më pas për të shprehur me zë nevojat dhe dëshirat e tyre shpesh bëhet pengesë për të ndjekur ëndrrën e tyre për tu arsimuar. Ndaj dhe diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për rikuperimin e dëgjimit.
Mjekët sqarojnë se përdorimi i aparateve të dëgjimit dhe opsioneve të tjera të komunikimit ndihmojnë në shmangien e vonesave dhe problemeve të fjalës.
Drejtoresha e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë Azbie Ramaj ka sqaruar se deri më tani beteja më e fortë për këta fëmijë e pas përfundimit të shkollës 9- vjeçare ka qenë përballja me tregun e punës. Kjo ka qenë arsyeja që po punohet që këtë vit shkollor të hapet edhe shkolla e mesme pranë këtij instituti.
Ministria e Arsimit ka akredituar edhe kurrikulën e gjuhës së shenjave e cila do të implementohet vitin e ardhshëm shkollor për 65 fëmijët që ndjekin e Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë.
/rtsh/