Problemet e shikimit tek fëmijët në Elbasan, mjekët këshillojnë qëndrimin larg smartfonëve dhe video-lojërave

Krahasuar me një vit më parë ,dukuria e rritjes së fëmijëve që kanë problem te shikimit ne Elbasan është në rritje. Problematikat e shikimit janë ndryshme , ku një pjesë e tyre janë të lindura e një pjesë tjetër fitohen gjatë kohës. Një ndër shkaqet është përdorimi i tepërt i ekraneve, video lojërave apo smartfonëve.
Fëmijët të cilët kryejnë vizitën okulistike shfaqin problematika si defekte të refrakcionit, i njohur ndryshe si syri dembel. Këshillat e specialistëve në këtë rast janë më se të nevojshme. Ato u drejtohen edh prindërve.
Problemet e shikimit tek fëmijët prej kohësh janë ngritur si një shqetësim serioz nga mjekët okulistë në Elbasan, pasi shumica e prindërve nuk kryenin konsultime apo vizita të shpeshta tek mjeku përkatës.
Gazetar: Luan Kadija
/RTSH/