Probleme me tregtimin e sherbelës – Shkak rënia e cilësisë dhe mungesa e kontratave

Në dy vitet e fundit fermerët e Malësisë së Madhe të cilët merren me kultivimin e sherbelës po ndeshen me vështirësi për tregtimin e këtij produkti, kjo për disa arsye si rënia cilësisë por edhe nga përdorimi i pesticideve.
Mungesa e kontratave me grumbulluesit ka bëre qe edhe çmimi i sherbelës të jetë i ulët. Nga 7000 ha të kultivuara me bimë medicinale në Shqipëri rreth 5000 ha janë në Malësi të Madhe ku dominon kultura e sherbelës me rreth 3000-3500 ha të mbjellura.
Gazetar: Luan Kadija
/RTSH/