E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet mendore të yjeve

Përgjatë viteve ka pasur shumë fëmijë të famshëm në botën e spektaklit të cilët e kanë pasur të vështirë të rriten normalisht. Përmendim këtu Lindsay Lohan, Macaulay Culkin apo Amanda Bynes.

Maya Wilson, tashmë 25-vjeçare, ka treguar pse yjet e vegjël të botës së spektaklit hyjnë gjithmonë në rrugë të gabuara.

Duke shkruar për cracked.com, ish-aktorja e cila ka debutuar në kinematografi në filmin Mrs. Doubtfire, liston disa nga arsyet pse “shumë fëmijë të famshëm humbin toruan”.

“Prindërit nuk i ndihmojnë sepse prindërit nuk mund t’i ndihmojnë. Nuk e ke më nën kontroll një fëmijë që është bërë i famshëm. Gjithashtu, në sheshxhirime, duke qenë fëmijë, të gjithë anëtarët e stafit të bëjnë dhurata dhe llastohesh vetvetiu”, transmeton TCH te kete shkruar Maya.

Një arsye tjetër sipas saj janë paratë në sasi të mëdha: “Kur je fëmijë-aktor ke para’, por nuk mund të marrësh vendime për jetën tënde dhe në këtë mënyrë, pasi rritesh, nis një rebelim ndaj botës.” /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›