E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonte finalja e 'Big Brother'

Pas 15 javësh ka mbërritur në ditën e fundit aventura e 'Big Brother 6'. Këtë mbrëmje do të zbulohet edhe fituesi i këtij edicioni, i cili gjendet mes katër finalistëve që janë: Elona, Anaidi, Iliri dhe Shpendi.

Një rrugëtim i gjatë, mes miqësish, zënkash, dashurish, si ajo e Anaidit dhe Joanes, apo garimi dhe sekretesh për t'u ruajtur e për t'u zbuluar. E në fakt, ishin pikërisht këto të fundit risia e këtij edicioni.

Përpos zhvillimit me dinamik e interesant të lojës, sekretet u dhanë më shumë mundësi banorëve të fitojnë para. Tre prej tyre qe fituan më shumë janë Anaidi dhe Iliri me nga 450 mijë dhe Eldora me 250 mijë lekë të reja.

Sekretet qe u diskutuan më shumë ishin ato te Eldores, e cila rrëfeu se është talasemike.

Anaidi prej 10 vitesh kujdeset për një njëri me nevoja specifike, ndërsa Marseli zbuloi se dikur ka qenë zhigolo.

Finalistët, këto ditë të fundit janë shprehur se do t'u mungojë shtëpia e 'Big Brother', ku për rreth 3 muaj e gjysmë bashkëjetuan 24 orë në 24. 17 banorë gjithsej, për t'u reduktuar në katër. Cili do të jetë fituesi? 'Vox populi', si gjithmonë! Votimi me anë të mesazheve, duke shkruar emrin e banorit që dëshirohet të fitojë. Publiku nga Shqipëria në numrin 56666, ndërsa nga Kosova në 55099.

Elona, Anaidi, Iliri, apo Shpendi? Fituesi i 'Big Brother 6', sonte mbrëma me Arbana Osmanin!./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›