E Enjte, 5 Nëntor 2026

Procedohen 12 drejtues mjetesh në Shkodër për shkelje rrugore

TIRANË, 16 gusht /ATSH/  Policia Rrugore e Shkodrës, gjatë 10 ditëve të fundit ka proceduar penalisht 12 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa lejedrejtimi si dhe ka pezulluar 6 lejedrejtimi.

Gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve në akset rrugore kryesore të Shkodrës dhe të zonave bregdetare është në kulmin e tij, Policia Rrugore ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin.

Me patrullime të shtuara dhe përdorim të teknologjisë së avancuar, fokuset kanë qenë rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.

Policia Rrugore e Shkodrës njofton se, janë vendosur  717  masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht: 262 për parakalime të gabuara; 30 për mosvendosjen e rripit të sigurimit 19  për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 27 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse ;18 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit; 16  për mungesë të polices se sigurimit; 78  për parkim të gabuar; 320 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, të shmanget përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, dhe të moderohet shpejtësia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›