E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratia, kapet i dyti i 2007-es

Policia kosovare vuri dje ne pranga shtetasin M.H., 40 vjec, banor i fshatit Rakinice te Skenderajt, pas arratise se tij me 16 shkurt 2007. I arrestuari i djeshem, ishte larguar nga paraburgimi i Skenderajt dhe fshihej prej kohesh ne banesen e tij. Sinjalet qe mori, cuan policine ne zone duke kryer arrestimin pa rezistence. Sipas hetimit, 40-vjecari ishte kapur se bashku me F.H., 28 vjec, gjithashtu banor i fshatit Rakinice, ne shkurt 2007, te dyshuar si kercenues permes celularit te nje familjeje, per qellime perfitimi. Pak kohe pas arratise se te dyve, ishte zbuluar 28-vjecari kurse dje u kap dhe i dyshuari tjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›