E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proces ndaj italianit, uli avionin pa leje

Nje shtetas italian ndodhet nen akuze para gjykates se kryeqytetit per shkelje te rregullave te fluturimit, nje vit pasi ai uli pa leje ne areportin "Nene Tereza" avionin e tij privat.

Procesi per pilotin, Antonio Lubrano, nga Napoli eshte hapur kete te merkure. Gjyqi drejtohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe ka prokuror Erion Thanen.

Ne seancen e pare,avokatja mbrojtese kerkoi gjykim te shkurtuar, pretendim ky qe u pranua nga gjykatesja Hajdari. Prokurori pershkroi shkeljet e pilotit italian, i cili ne maj te vitit te kaluar u ul ne pisten e areoportit duke devijuar nga destinacioni i tij per ne Greqi dhe pa njoftuar per uljen kullen.

Por piloti Lubrano pretendoi gjate hetimeve paraprake se ishte ulur ne rrethana emergjente, gje e cila kundershtohet nga prokuroria, e cila kemengul se avioni eshte gjetur ne kushte shume te mira teknike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›